Në orën 11:00,sot do të mbahet një protestë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK).
Mos alokimi i buxhetit për RTK-në, që ka sjellë si pasojë mospagesën e pagave për afro 700 punonjës të këtij institucioni publik medial, ka nxitur këtë reagim sindikal.
SPERTK ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke ftuar të gjithë punonjësit e RTK-së, pa përjashtim, që t’i bashkohen protestës si një formë e domosdoshme për mbrojtjen e dinjitetit të punëtorëve, garantimin e pagave të merituara dhe mbrojtjen e vetë RTK-së si institucion publik.
“Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara”, thuhet në njoftimin e SPERTK-së.
Sindikata thekson se protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por e vendosur dhe e vazhdueshme deri në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve.
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...