Bujar Shala –kryetar i Shoqatës Sindikale të Postës së Kosovës ka kërkuar nga menaxhmenti dhe Bordi i Postës së Kosovës që të bëjnë sot ekzekutimin e pagave për një pjesë të punëtorët të cilët nuk kanë marr pagat e muajit dhjetor 2020.
Shala e ka quajtur të pa pranueshëm situatën e krijuar në Postë.
“Të nderuar anëtar anëtarë të BPD, U.D.Kryshef dhe Zv. kryshef të Postës së Kosovës. Nuk mjaftojnë fjalët për mes të cilave mund t’i shprehi pakënaqësi e punëtorëve të Postës së Kosovës ku ende sot edhe pse data 22.01.2021 një pjesë e punëtorëve nuk kanë marr pagat e muajit dhjetor 2020. Kjo për ne është e tepërt dhe e pa pranueshme, andaj kërkojmë nga ju që sot urgjentisht të bëni ekzekutimin e pagave për punëtorët nga grada 6 -17”, thuhet në shkresën që Shala ua ka drejtuar autoriteteve të Postës, të cilën e posedon lajmi.net.
Po ashtu, sindikata ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti që të dal me një plan konkret për Rimëkëmbjen e ndërmarrjes, dhe të bëhet presion i shtuar ndaj Qeverisë që në planin e ndarjes së buxhetit për Rimëkëmbje të përfshihet edhe Posta e Kosovës.
Më poshtë mund të shihni shkresën.
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj