Punëtorët e para vitit 1989 të pakënaqur me Ligjin e Pensioneve

22:12 | 29 Janar 2017
Trina Galanxhi

Sikur shumë shërbyes tjerë edhe ky u largua dhunshëm nga puna.

Edhe tani, sipas tij, një ligj po i diskriminon një pjesë të atyre që kontribuan para vitit 1989.

Sipas drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të Administratës, Ligji mbi Skemën Pensionale të financuar nga shteti miratuar kohë më parë duhet plotësuar pasi është i mangët, njofton Klan Kosova.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha përmes telefonit se megjithëse e kanë diskutuar këtë çështje, kërkesat e tilla i trajton vetëm Këshilli Ekonomik Social pasi që është organ kompetent për këtë punë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=K-IyneiEL4c?feature=oembed]

Shpërndaje në rrjete sociale