Punëtorët e Lotarisë kërkojnë ligj nëpërmjet protestës

11:43 | 8 Korrik 2019
A Z
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar për të dytën herë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga institucionet ta mbajnë premtimin për ligjin për Lotarinë e Kosovës.

Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës, tha se kanë dal në protestën e dytë me kërkesat e njëjta siç është inicimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës , siç është premtuar, pastaj marrja përsipër e Qeverisë të pagave të punëtorëve të Lotarisë, pasi kjo është kompani publike dhe pronarë është qeverisa, pastaj mbulimi i shpenzimeve për qiradhënie.

Punëtorët e Lotarisë kërkuan zgjidhje sa më të shpejt të problemit të tyre, pasi janë në gjendje të rënd ekonomike.

Shpërndaje në rrjete sociale