Punëtorët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës e cila funksionon në pjesën veriore të qytetit, janë kthyer në punë.
Monitoruesja e KALLXO.com nga kjo gjykatë njofton se të gjithë punëtorët janë në punë dhe se pritet që seancat të mbahen sipas orarit të paraparë.
Të martën, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq, u kishte shkruar letër ambasadorëve në Kosovë dhe shefave të misioneve ndërkombëtare që ta shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të ndikuar te institucionet e Kosovës që ta ndryshojnë qëndrimin “në mënyrë që situata në Kosovë të normalizohet” dhe që ata “ta kthejnë besimin te banorët serbë”.
Atë ditë punëtorët e gjykatës në veri të Mitrovicës kishin ndërprerë punën në mëngjes në shenjë solidarizimi me qytetarët të cilët po protestojnë në katër komunat e veriut të Kosovës.
Në letrën e kryetarit të gjykatës thuhet se javën e fundit, vendimi i qeverisë së Kosovës për të vënë embargo ndaj produkteve serbe “jo vetëm që ka përkeqësuar të drejtat e njeriut por ka vënë në pyetje edhe ekzistencën e popullit serb në tërë Kosovën”.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/punetoret-e-gjykates-ne-veri-i-kthehen-punes-600232/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...