Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, e ka publikuar sot një video, ku një punëtor delë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5.
Sipas kësaj sindikate, hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë.
“Heroi i padukshëm i kazanit! Në këtë video shihni kolegun tonë të palodhur Gëzim Selmani, duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 – , por punëtorët e KEK-ut hyjnë pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë! Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
“Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor. Këta janë punëtorët tanë të KEK-ut – të heshtur, por të pazëvendësueshëm! Respekt për punën e tyre”, thuhet në postim.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...