Janë ndaluar nga policia dy persona në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit kishte publikuar një video me armë në dorë, përcjell Arbresh.info.
Gjatë një kontrolli policor në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë.
Sipas policisë, të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 11.08.2023-14:30. Pas një video të publikuar me armë në dorë, policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njeri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...