Një person është arrestuar dje në fshatin Pakashticë e Epërme të Podujevës pasi dyshohet të ketë publikuar një fotografi duke shtënë me armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte publikuar fotografinë duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24v orësh thuhet gjithashtu se të dyshuarit i është konfiskuar arma M-48 me leje.
Ajo ishte pronë e të prindërve të të dyshuarit dhe i njëjti kishte keqpërdorur armën.
“Fshati Pakashticë e Epërme, Podujevë 12.11.2019 – 16:00. I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte publikuar foto duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij. Është konfiskuar arma M-48 me leje e cila ishte pronë e prindërve të të dyshuarit dhe i njëjti kishte keqpërdorur armën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026