Komisioni Europina është duke publikuar Raportin e Progresit për ballkanin për vitin 2018, shkruan arbresh.info.
Shefja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka thënë se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Europës.
Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Ajo ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.
Po ashtu Moghirini tha se komisioni rekomandon që këshilli të vendos të përhap negociata për afrim më Shqipërinë e Maqedonisë.
E për Bosnjën e Hercegovinën tha se janë duke punuar për një opinioni për aplikimin e tyre.
“E kam thënë shumë herë Ballkani perëndimor është Europë dhe do te jetë pjesë e Europës. Angazhimi ynë është i qartë. Partnerët nga rajoni kanë bërë reforma shumë të rëndësishme në të gjitha sferave. Prej nga 6 vendeve Mali i Zi dhe Serbia kane përparuara mirë. Sot këshilli i europës vendos që të hap negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë”
“Për Kosovën jemi duke punuar me tutje në marrëveshjen për stabilizim asociimi ne do të vazhdojmë të përkrahim edhe dialogun Kosovë-Serbi” ka thënë Mogherini.
Mogherini deklaroi se duhet fokusuar në çështjet kryesore për zbatimin e ligjeve, tregun e lirë dhe duhet siguruar se reformat janë implementuar në formën e duhur, pasi qytetarët presin nga vendet përkatëse që të ketë suksese në këto politika./Arbresh.info
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...