Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19 në Kosovë

15:00 | 24 Mars 2022
A Z

Ministria e Shëndetësië ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 dhe raste të reja me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469.

Në total numri i rasteve aktive është 666./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale