Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë sot për vizitë në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Takimi është planifikuar për në ora 19:00, sipas agjendës së publikuar të Këshillit Evropian.
Para takimit me Kurtin, presidenti Costa do të ketë biseda me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, liderin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidenten e Bosnjës, Zheljka Cvijanović, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiç.
Më pas, në ora 20:00, Costa do të zhvillojë një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...