Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë.
Sipas njoftimit, prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%, shkruan Arbresh.info.
MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.
“Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...