Komuna e Gjilanit është komuna që ka më së shumti borxhe në Kosovë, me gjithsej rreth 10 milionë euro.
Kështu u bë e ditur në listën e publikuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.
E sipas kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ky publikim është i qëllimshëm, pasi siç tha, përmes kësaj po tentohet të justifikohet veprimi në Mitrovicë, ku thesari i shtetit i bllokoi të gjitha pagesat si pasojë e borxheve të mëdha.
Krejt kjo shumë që u akumulua gjatë viteve, sipas Hazirit u bë për shkak të shpronësimeve, ndonëse tha se servisimi i obligimeve kontigjente vazhdon të jetë në planifikim buxhetor të përvitshëm./KlanKosova/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...