Partia Socialdemokrate mund të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por vetëm pas zgjedhjeve.
Nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu, ka deklaruar në ‘RADIO 1’ se koalicioni AAK-PSD do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se Haradinaj do të jetë kryeministër.
Me LDK-në, Sejdiu ka thënë se mund të flasin pas zgjedhjeve, në bazë të numrave përderisa ka shtuar se e tërë përpjekja e PSD-së dhe AAK-së është që PDK-në ta çkapin dhe ta lënë në opozitë
“Ne do jemi koalicioni fitues dhe Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne kemi shkrirë dhe bashkuar shtabet zgjedhore dhe puna po shkon mrekullisht mirë. Me z.Ahmeti dhe z.Haradinaj po punojmë ngushtë dhe do e shihni se do të dalim fitues. Përpjekjet tona janë që PDK-në ta lëmë në opozitë dhe kjo do ndodhi”,tha Sejdiu.
I pyetur rreth mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me LDK-në, Sejdiu ka lënë të hapur një mundësi të tillë pas zgjedhjeve, duke ju referuar deklaratës dhe propozimit të ish-deputetit të AAK-së Gani Dreshaj, i cili tha ditë më parë se me LDK-në mund ta ndajnë pushtetit pas zgjedhjeve me kushtin se cili do dal i pari me votë Osmani apo Haradinaj, le të bëhet kryeministër, për çfarë beson se ky i fundit do del i pari.
“Nuk po e prish fare deklarimin e z.Dreshaj. Ne jemi të sigurt se jemi të parët. Ne po punojmë shumë dhe korrekt”, shtoi Sejdiu.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...