Partia Socialdemokrate do të marrë pjesë sot në mbledhjen e thirrur nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me përfaqësues të partive politike. PSD fillimisht e ka kundërshtuar këtë rezolutë, duke thënë që nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Mirëpo, sot kanë thënë se do të shkojnë për të paraqitur qëndrimin e tyre.
Këtë të hënë, partia e Shpend Ahmetit e ka kundërshtuar rezolutën e propozuar nga Veseli, duke thënë se kjo rezolutë nuk dallon farë nga ajo e kaluara, duke thënë se kjo është për keqardhje dhe se rrjedhimisht nuk e përkrahin.
Mirëpo, sot PSD ka bërë të ditur që do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Veseli, e kjo sipas tyre për të shprehur qëndrimin e tyre rreth rezolutës.
“Do të marrë pjesë një përfaqësues i PSD’së, që do ta paraqesë qëndrimin e partisë”, ka thënë për Blic, Natyra Kuçi, Zëdhënëse e PSD’së.
Veseli e ka shtruar nevojën për arritjen e një konsensusi në mes të partive politike parlamentare për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Rezoluta e propozuar nga Veseli, e cila ka marrë bekimin edhe nga anëtarët e tjerë të Qeverisë do të diskutohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës në muajin dhjetor.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore