Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) do të mbajë sonte protestë në orën 19:00, ku kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së.
Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirim.
“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.
Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së, shtoi ai.
Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja. /arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...