Edhe pas 15 viteve në Kosovë nuk funksionon sistemi i sigurimeve sociale, gjegjësisht sistemi pensional invalidor, kurse një lloj përkrahje në vlerë prej 75 eurove nuk përmban asnjë atribut të pensionit ligjor.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Partia Social Demokratike ku morën pjesë këshilli drejtues i saj dhe forumi i veteranëve, me çrast u diskutua lidhur me zbatimin e ligjit për pensionist i cili është aprovuar vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Kaqusha Jashari, nga kjo parti tha se ky ligj përveç se nuk po zbatohet ai ka edhe shumë mungesa dhe nuk i plotëson kriteret për një pension të merituar. Sipas saj, ata nuk pajtohen me trustin pensional që ekziston tani, shkruan kp.
Ajo bëri të qartë se partia e tyre nuk do të ndalet me kërkesa deri sa ato të merren parasysh nga institucionet vendore.
Jashari bëri të ditur se ata kanë programe konkrete lidhur me formimin e fondit pensionalo-invalidorë, ku parashihet që trusti pensional të mos jetë obligativ por të paguhet sipas dëshirës.
Në këtë mbledhje patën mundësin që të gjithë të pranishmit e kësaj partie të japin ide të tyre, ku pas përfundimit të këtij takimi, të gjitha ato konkluzione dhe kërkesa do të adresohen karshi institucioneve.
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...