(3) Protestuesit kanë arritur para kuvendit para 15 minutave, ku po degjohen brohoritjet e zakonshme si ato para qeverisë, “dorëheqje, dorëheqje” “vrastar, vrastar”, “poshtë naçallniku”, raporton “lajmpress.”
Masa e protestuesve po shtohet gjatë tërë kohës kurse para kuvendit vazhdimisht po barikadohen edhe forca policore.
Protestuesit që janë në radhët e para të masës protestuese komunikojnë vazhdimisht me policët duke kërkuar prej tyre që t’ia kthejnë shpinën pushtetit dhe ti bashkëngjiten popullit.
Protestuesit kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të Martin Neshkovskit. Një pjesë e tyre janë ulur para Kuvendit duke dërguar mesazh simbolik se protesta ka qëllim paqësor.
Raportuesi i Gazetës Lajm ka qenë dëshmitar i provokimeve që kanë bërë disa grupe ndaj masës protestuese, derisa masa ka lëvizur nga qeveria në drejtim të kuvendit. Provokimet kanë ndodhur te lokaliteti i quajtur rekord mirëpo masa ka injoruar këto provokime.
(2) Shtohen forcat policore maqedonase, duke e bërë të pamundur që protestuesit të qëndrojnë para qeverisë, transmeton “lajmpress.”
Protestuesit po nisen drejt parlamentit.
(1) Në pamundësi për të kaluar kordonin policor, protestuesit e mbledhur te qeveria, janë nisur drejt parlamentit për të shprehur pakënaqësinë e tyre, raporton lajmpress.
Vërehet mungesë e kohezionit te protestuesit, të cilët janë të ndarë, mirëpo shumica tani janë nisur drejt kuvendit.
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...