Protestuesit serbë që po mbajnë të bllokuar rrugën në drejtim të pikë kalimit kufitar Kosovë-Serbi, në Jarinjë, kanë filluar të fyejnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Fjalë të ndryshme janë drejtuar në drejtim të policëve derisa po e bënin ndërrimin.
Krah protestuesve vazhdon të qëndrojë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, njëhjerit edhe lider i Listës Serbe.

Policia e përkrahur nga KFOR-i po mbikëqyrë situatën në veri të vendit.
Aktualisht është e bllokuar edhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pika tjera të kalimit kufitar me Serbinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...