Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarët e mbi 10 medieve të ndryshme janë sulmuar nga persona të maskuar në Komunën e Leposaviqit.
Në njoftimin e AGK-së, thuhet se kolegëve nga Tëvë1 e disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska.
“Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Arbresh.info/
AGK bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit./Arbresh.info/

lexo edhe:
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...