Një protestues ka mbetur i plagosur si pasojë e gazit lotsjelës që Garda e Republikës hodhi për të shpërndarë turmën e dhunshme që nisi të thyejë derën e kryeministrisë. Protestuesi, një burrë në moshë, hipi mbi skenëln e vendosur tek hyrja e kryeministrisë që mbron derën dhe instalacionin ndricues, por teksa të gjithë të tjerët u shpërndanë pas hedhjes së gazit lotsjellës ai ka mbetur mbi strehën e derës së kryeministrisë pa u rënë në sy protestuesve.
Report Tv transmetoi LIVE në plane me dron momentin kur protestuesi qëndronte i shtrirë dhe pa ndjenja. menjëherë janë mbledhur protestuesit e tjerë të cilët janë ngjitur në skelë për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.E kanë zbritur më tej poshtë për ta çuar drejt Ambulancës. Ky moment u shfrytëzua nga protestuesit e tjerë për tu vërsulur drejt kryeministrisë ku i vunë flakën rrjetave mbrojtëse jeshile të vendosura në skelën para kryeministrisë.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...