Sindikata e Shërbimit Korrektues sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Për arbresh.info e ka konfirmuar protestën Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.
Ai ka thënë se kjo protestë po bëhet për shkak të mos marrjes së shtesave gjatë pandemisë.
“Po protestojnë lidhur me shtesat për punë gjatë pandemisë, ashtu siç i kanë realizuar institucionet tjera të sigurisë. Organizimi i protestës është sindikal, për më shumë ju lutem kontaktoni me kryetarin e Sindikatës”, u shpreh Gashi.Në njoftimin që është bërë për këtë protestë është thënë se SHKK do të trajtoi me shtesat mbi pagën bazë sipas ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19.
“Stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të Pandemisë COVID-19 dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj ne bazë të Nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe ne bazë të Nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërimi i të sëmurëve me COVID-19 dhe pika 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me COVID – 19”, thuhet në njoftim.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...