Gjyqtarët e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali do të përballen të mërkurën me kërkesën e protestuesve për lirimin e Sylejman Selimit, ish-Komandantit të UÇK-së, i dënuar për krime lufte.
Sipas njoftimit, protesta organizohet në orën 12.
Më tej, organizatorët kanë thënë se motoja e protestës është “Duam Drejtësi për Çlirimtarët”.
Një grup i qytetarëve kanë vendosur të kërkojnë lirimin përmes protestave të Sylejman Selimi, i dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim.
Protesta do të mbahet të mërkurën në orën 12 te Pallati i Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës, aty ku janë shumica e institucioneve të drejtësisë, përfshirë gjykata e prokurori.
“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e merkure nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë, para Pallatit te Drejtësisë duke kërkuar Lirimin e menjehershem nga Burgu për Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin,Kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtësisht në burgjet e Kosovës pa kurrfarë Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.
Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.
“Keshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarve. –Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.
Kujtojmë, se Sylejman Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK-së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.
Ish-shefi i UÇK-së në kohën kur është ballafaquar me akuza për krime lufte ka mbajtur pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...