Protestë para Ministrisë së Ekonomisë

10:18 | 25 Gusht 2022
A Z

Me dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë.

Kjo është hera e pestë që këta punëtorë po protestojnë, e kërkesa e vetme është rikthimi në punë.

Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica është ftuar në takim brenda ministrisë, ndërkaq punëtorët po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale