Protestë e madhe në Tiranë kundër Gjykatës Speciale, 60 autobusë nga Kosova, Edi Rama pritet të marrë pjesë

14:15 | 14 Tetor 2025
E.K

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka mbajtur konferencë për media lidhur me organizimin e protestës e cila do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se protesta do gjë mbahet në ora 17;00 te sheshi Skënderbeu në Tiranë, raporton Arbresh.info.

Gucati beri të ditur se në këtë protestë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke theksuar se kjo protestë ka marrë edhe përkrahjen e tij.

Sa i përket organizimit, ai tha se të premten pritet të nisen mbi 60 autobusë.

“Ne e kemi shpallë një proteste më 17 tetor ne ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”. Protesta nuk është kundër Gjykatës por ndaj padrejtësisë. Jemi në përfundim të organizimit. Të premten do të mbahet protesta. Çdo gjë ka shku me mirë se që e kemi menduar. Protesta është mbështetur nga kryetari në detyrë. Qeveria shqiptare. Vetë Edi Rama e ka mbështetur, edhe Taulant Balla e ka mbështetur. Shumë organizata e kanë mbështetur. Edhe 5 rektorë te Universiteteve kanë dal në mbështetje të protestës. Kanë dalur në mbështetje edhe AAK, PDK edhe nga kryetari i Prishtinës. Fjalime do të ketë nga ish-presidenti i Shqipërisë, Mojsiu, unë dhe Ali Ahmeti. E kemi të konfirmuar që edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë. Nuk besoj që do te refuzojë të mbajë fjalim. Përkrahje kemi pasur edhe nga tifozët kuqezi. I kemi 60 autobusë që pritet të nisen për në Tiranë. Besoj që në ora 09:00-10:00 behet nisja.”, u shpreh ai.

Ai po ashtu falënderoi mediat pasi që siç tha ai, i kanë ndihmuar organizimit të protestës.

Gucati theksoi se protesta ka karakter kombëtar./Arbresh.info