Është paralajmëruar themelimi i një bordi mbikëqyrës për vlerësimin e konkursit të Trepçës.
Kjo pasi disa nga të pranuarit e konkursit të fundit në këtë ndërmarrje kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë për ta kundërshtuar anulimin e konkursit.
Përfaqësues të protestuesve kanë mbajtur një takim me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe shefin e kabinetit të Kryeministrit Albin Kurtit, Luan Dalipi, të cilët iu kanë thënë se do të themelohet një bord mbikëqyrës për vlerësimin e konkursit, raporton Koha.net.
“Do të bëhet një bord mbikëqyrës i përkohshëm që do të merret me vlerësimin e konkursit por se nuk janë të interesuar që të dëbojnë njerëz nga puna”, kanë thënë ata.
Në anën tjetër për disa ditë me radhë protesta janë mbajtur nga të refuzuarit e konkursit të Trepçës, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me punësimet e fundit në këtë ndërmarrje.
Sipas tyre, ata mbetën jashtë listave të të pranuarve për shkak të dallavereve dhe pasi nuk kishin krah të fortë, derisa kërkuan anulimin e tërësishëm të konkursit.
Një protestë e tillë është paralajmëruar edhe për nesër.
Arsim Musa nga Këshilli i protestuesve të të refuzuarve të konkursit në Trepçë, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nesër nga ora 10:00 do të protestohet me ç’rast do të kërkohet edhe shkarkimi i menaxhmentit dhe anulimi i konkursit.
“Ju ftoj të gjithë aplikantë dhe banorë në lidhje me konkursin e fundit në Trepçë, se nesër do protestohet me datë 03-03-2020 e (Marte) në orën 10:00 tek Bordi i Trepçës, ish-Fafosi, për shkarkimin e menaxhmentit dhe anulim të konkursit”, ka shkruar ai.
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...