Në Prishtinë po protestohet kundër vendimit të Gjykatës në Maqedoni për “Grupin e Kumanovës”, raporton arbresh.info.
Protesta është organizuar nga Plisat, dhe aty po marrin pjesë edhe familjarë të dënuarve, politikanë nga pozita e opozita.
Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti” kanë shkuar para ambasadës së Maqedonisë në Dragodan.
Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtëquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve u është shqiptuar burg I përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza.
Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.
Ju sjellim në fotografi marshin protestues./arbresh.info/

Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...