Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë qëndruar sot në Komunën e Istogut, ku kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të disa kategorive në këtë komunë, me ç’rast kanë kanë prezantuar aktivitetet në kuadër të platformës.
Ata kanë marrë mbështetje nga mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVL e UÇK-së në Istog, për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Hoxha dhe Tasholli u shprehën mirënjohës për përkrahjen e parezervë nga këto kategori, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.
“Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...