Më shumë se 150 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani në peticionin e organizuar nga opozita për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Por, pavarësisht numrit kaq të madh të nënshkrimeve opozita aktualisht nuk ka shpalosur ndonjë ide se si do të veprojë pas përfundimit të peticionit. E vetmja gjë që dihet deri më tani është se kopja e nënshkrimeve do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, institucioneve vendore, Brukselit dhe Uashingtonit.
Frashër Krasniqi, zëdhënës në Lëvizjen “Vetëvendosje”, ka thënë për “Zërin” se arsyeja e këtij peticioni tashmë është e qartë, ku përmes këtyre nënshkrimeve do të tregohet se si qytetarët nuk janë dakord me këto marrëveshje.
“Ne duam të tregojmë se kjo është një marrëveshje e papranueshme për popullin tonë. Ne nuk jemi kundër të drejtave të plota të minoriteteve, por jemi kundër përfshirjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe kundër cenimit të integritetit territorial dhe unitetit të Republikës së Kosovës. Nuk duam të mbërrijmë në qorrsokak institucional e në prishje të kohezionit social si në Bosnje e në vende të tjera”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Zëri”.
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...
Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në k...
Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin ...
Gjimshiti pëson lëndim të rëndë në fitoren e Atalantës
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim b...