Protesta në Veri: Simiq thotë se nuk do ta paguajnë kurrë taksën

12:53 | 28 Nëntor 2018
M. A.

Gjatë protestës së serbëve në veri kundër taksës prej 100 për qind prej produkteve serbe, foli edhe zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq.

Igor Simiq, taksën ndaj produkteve e quajti haraç dhe tha se nuk do ta paguajnë kurrë.

“Po tentojnë të na largojnë nga këtu, për shkak se jemi serbë, për shkak se gjyshërit tanë kanë qenë këtu, e ata nuk po e pranojnë. Askujt në Prishtinë nuk i intereson se si jetojmë ne këtu”, tha Simiq.

Ndërkohë, për arrestimin e sekretares së Oliver Ivanoviqit tha se “nuk u ka interesuar se ajo fëmijën e ka lënë në shtëpi dhe e kanë arrestuar”, tha Simiq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale