Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00.
Kjo protestë sipas njoftimit të OEK-ut do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...