Ideja për futjen e fesë nëpër shkolla nga zëvendësministri Petrit Selimi, është vlerësuar si paushalle, e pamenduar mirë, madje e rrezikshme për shkak të shumë rrethanave në të cilat ndodhet Kosova. Sociologë, teologë dhe gazetarë që janë marrë me trajtimin e religjionit në Kosovë, thonë se mësimi fetar nëpër shkolla do të bëjë që shoqëria edhe më tepër të fetarizohet me tendencë të grupeve të caktuara që të shtrijnë ndikimin e tyre fetar përmes lëndëve mësimore.
Madje, si model i afërt është Maqedonia, ku imamë kontroversë, kanë shtrirë ideologji fetare në emër të mësimbesimit nëpër shkolla. Ideja e Selimit është mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia. Selimi nuk ka paraqitur asnjë vendim zyrtar me analizë mbështetëse, për këtë propozim, ndonëse ai ka disa vjet që merret me organizimin e konferencës ndërkombëtare në Prishtinë, për dialog ndërfetar.
Madje Selimi në shkurt të këtij viti është shpërblyer me “Çmimin e Dohës” nga Qeveria e Katarit për angazhimin e tij në dialog ndërfetar.
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...