Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovernier, ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.
Në një njoftim në Facebook, Krasniqi ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi, me theks të veçantë në refuzimin e PDK-së për ta pranuar propozimin evropian, gjë të cilën e ka bërë kryeministri Kurti, përcjell arbresh.info.
“Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, kreu i PDK-së ka theksuar se përkundër ndihmës së opozitës, kryeministri Kurti ka dështuar që t’i përmbush qëllimet e shtetit të Kosovës.
“Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneqe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Në fund, ai është shprehur se PDK-ja “gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës”./arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...