Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shenjëstruar tre (3) raste të reja për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se nga rasti i parë i shenjëstruar janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë (17) persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, transmeton arbresh.info
Po ashtu, edhe nga rasti i dytë i shenjëstruar janë të përfshirë nëntë (9) persona për veprat penale “Krim i organizuar” nga neni 277 i KPK-së, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, nga neni 267 të KPK-së.
Ndërkaq, nga rasti i tretë i shenjëstruar janë të përfshirë njëzetedy (22) persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 2 të KPRK-së./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...