Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj Basri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”
Ata po ashtu dyshohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” , shkruan Arbresh.info,
“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
“Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.”, thuhet tutje.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuarmë 5 Qershor 2024 nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë./Arbresh.info/
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se bashkëpunuan me BIA-n serbe
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova