Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve për kultivim të substancave narkotike, mbajtje të armës si dhe moslajmërim të veprave penale.
Në njoftim thuet se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.
Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ nga neni 272 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pikat 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’ nga neni 378 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPRK-së./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...