Prokuroria Speciale ka kërkuar urdhërarrest ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiqit. Sipas prokurorisë që po e hetonte atë si të dyshuar në rastin e barrikadave të 2022-ës, ai fillimisht është arsyetuar se s’mund të shkojë në prokurori për shkaqe shëndetësore.
Rakiq tanimë deputet në Parlamentin e Serbisë Goran Rakiq, pasi i njëjti është ftuar tri herë, nga Prokuroria Speciale për rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, por që nuk është paraqitur për t`u intervistuar.
Ndërsa, ndaj deputetëve të Listës Serbe Igor Simiq, Slavko Simiq dhe kryetarit të Listës Serbe Zlatan Elek ka përfunduar intervistimi.
Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësja nga Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.
“Tashmë ka përfunduar intervistimi edhe i të pandehurëve S. S., I. S., dhe Z. E. Ndërsa, sa i përket intervistimit të G. R., i njëjti është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim. Andaj, me qëllim të sigurimit të prezencës së G. R., Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhërarrestit ndaj tij”- thuhet në përgjigje.
Tutje ajo ka thënë se Prokuroria Speciale është duke e hetuar rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe në kuadër të zhvillimit të këtyre hetimeve, PSRK-ja i ka ndërmarrë dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e të pandehurve në këtë rast penal.Prokuroria Speciale lidhur me rastin e barikadave në veri në vitin 2022, ka kërkuar urdhërrarrest edhe ndaj 11 personave të tjerë.
“Siç jeni në dijeni në kuadër të hetimeve që PSRK, është duke i zhvilluar në rastin e barrikadave në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese, ka kërkuar urdhërarrest edhe ndaj 11 personave të tjerë”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...