Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se hedhja poshtë e kallëzimit penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, nuk ka lidhje me grantet në bujqësi, por lidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve njëkohësisht – në Kuvend dhe Qeveri.
Gjatë ditës së sotme, Peci në Facebook njoftoi se Prokuroria kishte hedhur poshtë kallëzimin e LDK-së ndaj tij për dyshimet mbi dallaveret me dhënien e granteve sa ishte ministër i Bujqësisë.
“Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvend dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore./Arbresh.info
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së ndaj Faton Pecit
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje