Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen Veternik të Prishtinës, ku katër persona dyshohet se hynë për të vjedhur në shtëpinë e viktimës, ndërkaq që pas një shkëmbimi të zjarrit, mbeti i vdekur njëri nga personat e dyshuar.
Policia gjatë ditës së sotme nuk ka njoftuar për arrestimin e pronarit të shtëpisë, ndërkaq që ka bërë të ditur se arma me të cilën është shtënë në drejtim të hajnave, ka qenë më leje.
Katër ‘hajna’ kishin hyrë të vidhnin në Veternik, policia tregon si ndodhi ngjarja
Ndërkaq zëvendës-prokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha ka dhënë detaje shtesë rreth pistave të hetimit të këtij rasti.
Ai për lajmi.net ka thënë se të dyshuar momentalisht janë vetëm katër persona, ndërkaq që njëri prej tyre është viktimë e rastit.
Po ashtu, Prokuroria supozon se edhe personi i cili u vra me këtë rast, kishte qenë i armatosur.
“Nuk ka diçka të re në atë drejtim përveç veprimeve hetimore të cilat janë duke i ndërmarrur policia e Kosovës. Janë të dyshimtë katër persona, njëri nga ta është viktimë e rastit, është i moshës diku 40 vjeçare. Supozohet se edhe ky ka qenë i armatosur. Pronari është cilësuar se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe nuk është arrestuar për momentin”, ka bërë të ditur Berisha.
Berisha po ashtu ka thënë se tani janë në pritje të hetimeve dhe provave të cilat do të gjinden nga ky proces për të dalë me konkludime të tjera.
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...