Prokuroria Themelore në Prizren njofton pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës.
“Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit. Duke marrë parasysh interesimin e opinionit publik dhe mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...
Laws: Viktimat kanë mbështetur UÇK-në, disa kanë qenë anëtar...