Prokuroria ngriti aktakuzë edhe ndaj Arbenita Pajazitit, e përfshirë në aferën “Pronto”

15:57 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Sot është ngritur aktakuzë ndaj 11 personave nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në lidhje me aferën “Pronto”.

Në këtë grup është edhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Aktakuza është ngritur edhe ndaj Adem Grabovcit, Zenun Pajazitit e Besim Beqajt.

Po ashtu edhe ndaj Ilhami Gashit, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nijazi Kryeziu, ish – Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Shurdhaj, ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe S.G, ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme