Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë kundër të pandehurës D.H për veprën “Trafikim me Njerëz”.
Në komunikatën dërguar medieve thuhet se e pandehura në fjalë që nga marsi i 2016-tës deri në mars të 2017-tës në nja kafiteri të Pejës ka trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj e cila kishte crregullime psikike.
Gjeni të plotë komunikatën:
Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë, kundër të pandehurës D.H. për vepër penale: “Trafikimi me njerëz”, nga neni 171 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurit M.Sh. për shkak të veprës penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz”, nga neni 171 par. 1 lidhur me nenin 33 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike. E pandehura D.H. e kishte punësuar kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale.
Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me dt. 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur.
Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit./Arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses