Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.
Po ashtu, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.
Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve.
“Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...