Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmon faktin se ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku është duke u hetuar për përfshirjen e tij direkt në dallaveret me lejen për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën nacionale në hyrje të në autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi i ka thënë “Arbresh.info se hetimet në këtë rast janë në fazën fillestare.
“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur ndodhet në fazën e veprimeve fillestare policore (hetime preliminare). Ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik në këtë fazë të hetimeve”, thotë Kozmaqi.
Ndërkohë, një ditë më parë në një prononcim për “Arbresh. Info”, ministri Zharku pati thënë se raportimet për hetimin e tij janë vetëm sulme kundër tij.
Ndryshe, Arbresh.info ka raportuar se ministri Zharku po hetohet nga organet e hetuesisë lidhur me përfshirjen e tij direkt në dallavere me leje për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën nacionale në hyrje të në autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë.
Sipas dokument eve të siguruara nga “Arbresh. Info”, Zharku ka bërë shkelje duke i lëshuar një herë leje kompanisë “Al Petrol” , e pastaj duke ia revokuar, me qëllim të përfitimit, bashkë me disa zyrtarë të tjerë. /Arbresh.info/
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...