Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit Izet Osmanaj.
Sipas njoftimit të Prokurorisë I.O., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, shkruan arbresh.info.
“Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me këto veprime sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, zyrtarin e Autoritetit Pyjor në Komunën dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...