Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, J. J. dhe M.J, të cilëve dje iu është gjetur një sasi e substancës narkotike prej 16 kilogramësh në veturën e tyre.
Sasia e gjetur erdhi pas një kontrolli të kryer nga ana e Policisë në vendkalimin kufitar në Vërmicë komuna e Prizrenit.
“Të pandehurit lëndët narkotike prej 30 paketime (qese plastike të tejdukshme ) të dyshuara të llojit marihuanë (16 kilogram e 290 gram), e kanë transportuar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje personave tjerë. Po ashtu, gjatë kontrollit dhe bastisjes nga Policia në shtëpinë e të pandehurit J. J., është gjetur edhe një qese plastike e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 500 gram, të cilat janë konfiskuar në vendin e ngjarjes nga policia. Dy të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KP-së”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.
Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë te Gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare