Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, gjatë hetimeve te vazhdueshme kanë ndaluar dhjetë persona per kryerjen e veprave të ndryshme penale si ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ si dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Bastisjet janë kryer në disa lokacione të ndryshme si dhe gjatë aksionit të zhvilluar janë sekuestruar disa prova matriale: armë (kallashnikovë), armë gjuetie, municione, para, telefona celular, shtëpiza të kompjuterëve, përcjell Arbresh.info.
“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme. Me kërkese të prokurorit të shtetit, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake për disa muaj janë zbatuar masat e fshehta të hetimit. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...