Vetëm brenda 24 orëve të fundit Prokurori i Shtetit ka ngritur 38 aktakuza kundër 43 personave për vepra të ndryshme penale, raporton arbresh.info.
Po ashtu prokuroria bën të ditur se brenda këtyre 24 orëve ka ndaluar tetë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tetë (8) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është kryer një bastisje në komunën e Vitisë, pasi dyshohet se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast është gjetur: Një (1) armë gjysmë automatike 10-she, pa fishekë, gjashtë (6) gëzhoja të të njëjtës armë, si dhe një (1) karikator i zbrazët.
Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...