Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, fajdeja, nga neni 343, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KP-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri D.S. nga muaji shkurt 2016 e deri më datë 18 janar 2017, me qëllim që të përfitoj për vete apo personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të njëjtit, pa përvojën ose pa aftësinë për të gjykuar, në atë mënyrë që i jep para me interes me fajde të dëmtuarit B. F, në vlerë prej shtatë mijë e dyqind ( 7200 ) euro, për periudha kohore të caktuara dhe për të njëjtat nga i dëmtuari merr interes – kamatë në vlerë prej trembëdhjetë mijë e shtatë qind ( 13.700 ) euro, në këtë mënyrë të dëmtuarin e çon në një gjendje të rëndë financiare – ekonomike.
I pandehuri D.S. me këto veprime ka kryer veprën penale, fajdeja, nga neni 343, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KP-së./Arbresh.info.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...