Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se në periudhën kohore janar- mars të këtij viti, ka ngritur gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 15 (pesëmbëdhjetë) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 (nëntëdhjetenjë) aktakuza, kundër 96 (nëntëdhjetegjashtë) personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.
Kurse, 3 (tri) aktakuza janë ngritur ndaj tre (3) personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit./abresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...